Pas ndeshjes derbi të fundjavës në Ligën Premier, Manchester City – Liverpool që u mbyll me fitoren e vendasve 4-1, ka ndodhur një incident i turpshëm.
Autobusi i Liverpoolit është sulmuar nga persona të papërgjegjshëm, të cilët kanë goditur trajnerin e “The Reds”, Jurgen Klopp, me një send të fortë në një zonë të banuar të Mançesterit gjatë kthimit për në Liverpool.
Për këtë episod të rëndë ka reaguar nëpërmjet një qëndrimi zyrtar edhe klubi i Manchester Cityt, që u ka kërkuar autoriteteve të zbardhin ngjarjen dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ata që morën guximin të sulmonin trajnerin gjerman.
“Incidentet e këtij lloji janë krejtësisht të papranueshme”.
Club statement – Manchester City FC vs Liverpool FC
— Manchester City (@ManCity) April 1, 2023
“Ne dënojmë fuqishëm veprimet e personave përgjegjës për këtë incident. Jemi të zhgënjyer gjithashtu edhe nga koret e papërshtatshme të tifozëve gjatë pjesës së parë të ndeshjes”, ka shkruar klubi anglez. /Telegrafi/