Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën e eliminimit direkt në garën më të madhe evropiane për klube Ligën e Kampionëve.
16 skuadra të mbetura në garë kanë mësuar emrat e kundërshtarëve në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.
Bayern Munich, Arsenal, Real Madrid, Real Sociedad, Atletico Madrid, Borussia Dortmund, Manchester City dhe Barcelona janë skuadrat që kanë fituar grupet.
Ndërkohë nga vendet e dyta janë kualifikuar skuadrat si Copenhagen, PSV, Napoli, Inter, Lazio, PSG, RB Leipzig dhe Porto.
Ndeshja kryesore padyshim që do të jetë ajo mes Interit dhe Atletico Madridit, por interesant është edhe dueli Porto – Arsenal.
Kampioni në fuqi i Evropës, Manchester City do të ketë punë të lehtë me danezët e Copenhagen, derisa Real Madridi përballet me gjermanët e RB Leipzig. Barcelona do të përballet me Napolin në këtë fazë, derisa Bayern Munich do të ketë punë me skuadrën kryeqytetase italiane Lazio.
Sfidë shumë interesante është edhe ajo mes PSV Eindhoven dhe Borussia Dortmund si dhe PSG e Real Sociedad. Më poshtë keni dhe një sondazh, se kë e shikoni si favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve?
Shorti i Ligës së Kampionëve, sytë te dy ndeshjet: Napoli – Barça dhe Inter – Atletico 🔥#TelegrafiSport #LigaeKampionëve pic.twitter.com/0EcDWQh9JN
— Telegrafi Sport (@TelegrafiSport) December 18, 2023
Kë e shikoni favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve?