Site icon Telegrafi

Lituania largon antivirusin Kaspersky, e konsideron kërcenim për sigurinë kombëtare

Antivirusi Kaspersky është një kërcënim për sigurinë kombëtare të Lituanisë dhe produktet e saj do të ndalohen në kompjuterë të ndjeshëm, tha të enjten qeveria lituaneze.

Softueri do të hiqet nga kompjuterët që kontrollojnë infrastrukturën kritike siç janë energjia, financat apo transporti. Agjencitë qeveritare do të vazhdojnë ta bëjnë këtë vetëm nëse kompjuterët e tyre nuk konsiderohen të ndjeshëm nga agjencia e sigurisë kibernetike.

Gjithashtu, Kaspersky këtë vit u ndalua nga rrjetet qeveritare të SHBA-ve për shkak të shqetësimeve se kompania ka lidhje të ngushta me agjencitë e inteligjencës në Moskë dhe se softueri mund të përdoret për të mundësuar spiunimin rus.

Këtë muaj agjencia e sigurisë në Britani paralajmëroi institucionet qeveritare për të shmangur përdorimin e softuerëve që ofrohen nga kompanitë ruse.

Qeveria lituaneze në një deklaratë tha se softueri i Kaspersky Labs ishte një “kërcënim potencial për sigurinë kombëtare”.

“Informacioni nga kompjuterët që përdorin softuerin mund të rrjedhë në vende ku ne nuk duam që ajo të përfundojë”, tha për Reuters, Rytis Rainys, zëvendësdrejtor në agjencinë shtetërore të sigurisë në kibernetike, përcjell Telegrafi.

Kompania tha se nuk pajtohet me vendimin dhe po shqyrton mundësitë e saj për ta sfiduar atë.

“Duke qenë se Kaspersky Lab nuk ka lidhje të papërshtatshme me ndonjë qeveri, është zhgënjyese vendimi i qeverisë lituaneze. Për fat të keq, kompania duket se është kapur në një luftë gjeopolitike dhe kjo ka rezultuar në akuza për të cilat asnjë dëshmi e besueshme nuk është paraqitur publikisht”, thuhej në një deklaratë të kompanisë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version