Duke iu falënderuar pagave të majme dhe rritjes së kërkesave për shërbimet e tyre, profesionet e shëndetësisë i dominojnë punët më të mira për vitin 2018.
Por, pavarësisht se profesionet e fushës së mjekësisë janë përgjegjës për 20 nga 25 punët më të mira, asnjë lloj doktori apo infermieri nuk mund ta dominojë profesionin e vitit: atë të zhvilluesit softuerik, transmeton Telegrafi.
Avancimi i teknologjisë ka bërë që karriera e këtyre programorëve të jetë kritike për jetën moderne.
1: Zhvillues softueri
Industria: Teknologji
Rroga mesatare: 100,080 dollarë në vit
Shkalla e papunësisë: 1.6%
2: Dentist
Industria: Shëndetësi
Rroga mesatare: 153,900 dollarë
Shkalla e papunësisë: 0.4%
3: Asistent doktori
Industria: Shëndetësi
Rroga mesatare: 101,480 dollarë
Shkalla e papunësisë: 0.7%
4: Infermieret e avancuara
Industria: Shëndetësi
Rroga mesatare: 100,910 dollarë
Shkalla e papunësisë: 0.7%
5: Ortodont
Industria: Shëndetësi
Rroga mesatare: >208,000 dollarë
Shkalla e papunësisë: 0.4%
Përveç këtyre pesë, profesionet tjera që llogariten si më të mirat për vitin 2018 janë ato të statistikantëve, pediatërve, kirurgëve, psikiatërve, fizioterapeutëve, menaxherëve të marketingut, etj.