Ka përfunduar edhe xhiro e 20-të në elitën e futbollit kosovar.
Vëmendja kryesore e adhuruesve të futbollit kosovar këtë fundjavë që lamë pas ishte tek kryendeshja Prishtina – Ballkani që përfundoi me rezultat 0-0.
E pas javës së 20-të ka pasur ndryshime edhe në listën e golashënuesve.
Kësisoj pas 20 xhirove prinë dyshja Blend Baftiu dhe Arb Manaj që kanë realizuar nga 10 gola deri më tani.
Pozita tretë dhe e katërt ndahet nga rivalët lokal të qytetit të Gjilanit, me Betim Haxhimusën e Dritës dhe Gerhard Prognin e Gjilanit që kanë nga nëntë gola të shënuar.
Edhe pozitat pesë dhe gjashtë ndahen nga dy futbollistët e skuadrave gjilanase, me Kastriot Rexhën e Tomislav Busicin që kanë shënuar nga tetë gola.
Dyshja nga ekipet e kryeqytetit Shend Kelmendi e Ahmet Januzi kanë realizuar nga shtatë gola.
Ndërkohë listën e top 10 shënuesve e mbyllin Jean Carioca e Fiton Hajdari me nga gjashtë gola. /Telegrafi/