Kastriot Rexha vazhdon të jetë në krye të golashënuesve në Ipko Superligën e Kosovës.
Sulmuesi i Feronikelit zë pozitën e parë me 18 gola të realizuar deri më tani.
Ndërkohë në pozitën e dytë është ngjitur sulmuesi i Llapit, Ahmed Januzi pas het-trikut të shënuar ndaj Trepçës 89’ ka arritur në koutën e 12 golave.
Pozitën e tretë e ndajnë dy talentet e mëdhenj në Ipko Superligë, Festim Alidema i Llapit dhe Meriton Korenica i Prishtinës që kanë shënuar nga 11 gola deri më tani.
Me nga nëntë gola janë Betim Haxhimusa i Dritës, Alban Shillova i Flamurtarit dhe Jetmir Topalli i Ballkanit.
Ndërkohë nga tetë gola deri më tani kanë shënuar katër futbollistë. Dyshja e Feronikelit Carioca dhe Hoti kanë tundur nga tetë herë portat e kundërshtarëve, ndërsa në këtë koutë të golave janë edhe Kreshnik Uka i Drenicës dhe Endrit Krasniqi i Dritës. /Telegrafi/