Site icon Telegrafi

Lista e gjatë e lojtarëve që Barcelona mund t’i transferojë me parametra zero

Barcelona mund të bëjë disa transferim në afatin kalimtar veror, madje disa prej tyre mund të mos u kushtojnë asnjë cent.

Skuadra katalunase dëshiron që të përforcohet në disa reparte të fushës, por me theks të veçantë do të jetë ofanziva.

Në mbrojtje, Thomas Meunier e Thiago Silva nga Paris Saint-Germain dhe Jan Vertonghen i Tottenham Hotspurit do të jenë të lirë, pasi kontrata u skadon më 30 qershor.

Lexo po ashtu Mediumi spanjoll: Neymari dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje paraprake

Në mesfushë, Willianit po ashtu i skadon kontrata me Chelsea më 30 qershor, e që ka kohë që kërkohet nga Blaugranasit.

Një opsion i mirë për mesfushën e katalunasëve mund të jetë edhe David Silva që ka bërë të ditur se do të largohet nga Manchester City.

Lexo po ashtu Xavi konfirmoi se e do rikthimin te Barcelona - madje ka përmendur edhe emrat e tre lojtarëve që i do në Camp Nou

Charles Araguniz që po ashtu luan në mesfushë, pritet të largohet si i lirë nga Bayer Leverkuseni.

Në vijën e sulmit janë lojtarët si, Pedro i Chelseat që mund të rikthehet te Barca, Edinson Cavani i PSG-s, Olivier Giroud i Chelseat dhe Dires Mertens i Napolit. /Telegrafi/

Exit mobile version