Ish-presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness, është liruar me kusht nga burgu të hënën.
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar për lirim të presidentit që ishte dënuar me tri vjet e gjysmë burgim për evazion fiskal.
Fituesi i Botërorit 1974 ishte shpallur fajtor në mars 2014 dhe ishte dërguar në burg menjëherë në qershor për shkak të fshehjes së 28.5 milionë eurove, transmeton koha.net.
Honess për bavarezët është paraqitur 239 herë dhe ka shënuar 86 gola.