Site icon Telegrafi

Lirohet avokati Besnik Berisha

Avokati Besnik Berisha, është liruar sot pasi Gjykata Themelore në Ferizaj ka refuzuar kërkesën për paraburgim.

Lajmi e ka konfirmuar për Telegrafin, avokati i tij, Naim Rudari.

“Po është liruar sot, është refuzuar kërkesa për paraburgim”, konfirmoi ai.

Rudari tha se në aktvendimin e nxjerrë nga Gjykata i është caktuar masa “Ndalimi për t’iu afruar vendit apo personave të caktuar”.

Lexo po ashtu Dosja e shtatë të arrestuarve, avokati Berisha dyshohet se mori 11 mijë euro nga klienti që s’mund ta mbronte ligjërisht

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Ferizaj, të premten, kishte kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj avokatit Besnik Berisha dhe gjashtë të pandehurve tjerë: Nexhat Xhafa, Ismet Salihu, Jeton Vuniqi, Fidan Zubaku, Refki Cakolli dhe Adonis Salihu.

Ata dyshohen për “ushtrim ndikimi”, “pengim i procedurës penale” dhe “dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”. /Telegrafi/

Exit mobile version