Lirjon Abdullahu është shprehur shumë i lumtur për fitoren e Kosovës përballë Islandës në play-off të Ligës së Kombeve.
Përkundër se nuk arriti të debutoi me Dardanët, 16-vjeçari në një prononcim për Telegrafin ka thënë pas ndeshjes se shpreson që të realizojë atë të dielën në ndeshjen kthyese.
“Nuk e kam pritur fare ftesën e Kosovës, pasi jam shumë i ri”, ka thënë fillimisht Abdullahu.
“Jam shumë i lumtur me këtë fitoren, jam krenar me krejt lojtarët”.
“Shpresoj të dielën të kem shansin për debutim, por që më pas janë ndeshjet miqësore dhe mund të luaj aty”, ka shtuar më tej talenti 16-vjeçar.
Të dielën (23 mars), Kosova zhvillon ndeshjen kthyese ndaj Islandës, e vlefshme për kalimin në Ligën B. /Telegrafi/