Mijëra turistë udhëtojnë çdo vit në Australi për ta shikuar këtë liqen të jashtëzakonshëm shumëngjyrësh.
Ky liqen gjendet në shtetin Victoria të Australisë, dhe merr ngjyrë rozë për shkak të algave që gjenden në ujë, transmeton Telegrafi.
Liqeni ka një veti të veçantë pasi ndryshon ngjyrën në varësi të motit, dhe kjo ndodh pikërisht për shkak se algat mbledhin pigmentin rozë në bazë të disa rrethanave të caktuara, siç është niveli i madh i kripës në ujë dhe temperaturat e larta.
Gjatë muajve të nxehtë të verës kripa reflekton dritën e diellit, gjë që e bën ujin të duket i bardhë.
Ky liqen gjendet afër qytetit të vogël Dimboola, që është afro 200 milje nga Melbourne. /Telegrafi/