Site icon Telegrafi

Linjë telefonike për të ndihmuar personat që mendojnë vetëvrasjen

Organizata jo-qeveritare ‘Qendra për Informim dhe Përmirësim Social’ në Kosovë, do të krijojë një linjë telefonike për të ndihmuar personat të cilët tentojnë të vetëvriten.

Të dhënat nga Policia e Kosovës kanë treguar për një rritje të madhe të përpjekjeve për tentim vetëvrasjen në Kosovë gjatë 14 viteve të fundit.

Qëllimi i gjerë i kësaj organizate është që të përballen me probleme nga ana sociale, dhe ideja erdhi si rrjedhojë e rritjes alarmante të numrit të tentimeve për vetëvrasje në vitet e kaluara.

Bashke-themeluesi i kësaj organizate Bind Skeja, tha për Radio KFOR-in se ai shpreson që do të gjejnë mbështetjen financiare për të ndihmuar personat të cilët përballen me këtë dukuri të ndjeshme dhe shtoi: “Jemi duke u përgatitur për të filluar aplikimet për fonde dhe shpresa jonë është që të fillojmë këtë vit”.

Skeja po ashtu tha se shpreson që do të arrijnë sa më shpejtë që ti japin këtë shërbim të gjithë atyre që do të kenë nevojë.

Nga viti 2001 deri në vitin 2003, kishte rreth 100 përpjekje për vetëvrasje në vit, ndërsa midis viteve 2004 dhe 2017, ato shifra u rritën në mbi 200 persona, duke arritur kulmin në vitin 2010 në 372 persona që tentuan vetëvrasje.

Exit mobile version