Site icon Telegrafi

Lini dritat ndezë dhe mbanin kontaktin me sy! Mësoni si ta perfeksiononi teknikën e paralojës

Kur hulumtuesit i kishin pyetur një grup studentësh të universitetit se nëse do të kishin qenë të detyruar të zgjedhin mes seksit oral ose vagjinal për tërë jetën, dy gjinitë kishin preferuar seksin vagjinal

Me këtë mendim është edhe ekspertja e seksit, Tracey Cox.

Ajo ka treguar disa këshilla se si mund ta përmirësoni jetën seksuale duke e perfeksionuar teknikën e paralojës – në veçanti pjesën e seksit oral para atij vagjina.

Më poshtë i keni këshillat e saja, transmeton Telegrafi.

Çfarë preferojnë meshkujt:

– Lërini dritat ndezë që ai t’ju shehë çfarë jeni duke bërë; edhe më mirë nëse i lidhni flokët prapa. Nëse jeni ‘guximtare’, mbani kontaktin me sy; nëse keni turp, shikoni poshtë.

– Filloni me dorë, ndërsa pas një kohe futeni në lojë edhe gojën. Por, për kënaqësi më të madhe, përdorni që të dyja njëkohësisht!

– Mbajeni ritmin e njëjtë tërë kohën, por kur ai është afër orgazmës, normalisht shpejtojeni ritmin.

Çfarë preferojnë femrat?

– Heqja e rrobave dhe menjëherë fillimi i ‘punës’ nuk është joshëse. Gjithçka bëjeni ngadalë, putheni në buzë, në qafë, në stomak, në kofshë dhe bëjeni atë të pret.

– Në vend se të shtrihet ajo në shpinë dhe ju të shtriheni mes këmbëve të saja, provoni pozitën ku ajo është mbi juve. Ju shtriheni për fundi, ndërsa ajo vjen te goja juaj teksa mbahet me duar për muri të shtratit.

– Lëreni atë t’ju demonstrojë çfarë teknike i pëlqen duke e lejuar t’jua lëpijë pëllëmbën e dorës. Kur ta kuptoni çfarë i pëlqen asaj, filloni punën!

– Bëni lëvizje të ngadalta me gjuhë në kitorisin e saj në formë rrethore dhe me kombinim të lëvizjeve poshtë-lart.

– Njëra anë e klitorisit është shpeshherë më e kënaqshme se tjetra. Nëse kjo vlen edhe për partneren tuaj, atëherë kushtoni vëmendje se ku po e shpenzoni shumicën e kohës! /Telegrafi/

Exit mobile version