Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka shënuar rritje duke arritur në 40.97% të votave.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka fituar 22.47%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka rënë në 17.14%. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shënuar gjithashtu rënie, duke marrë 7.44% të votave.
Me përpunimin e 92% të vendvotimeve, rezulton se LVV do të vazhdojë të ketë 47 deputetë, PDK do të rritet për një deputet, duke arritur në 26, LDK do të bjerë për një mandat, duke mbetur me 19, ndërsa AAK do të vazhdojë me 8 deputetë.
Në legjislaturën e nëntë, Nisma Socialdemokrate do të përfaqësohet me tre deputetë: Fatmir Limaj, Arbresha Krasniqi dhe Xhevahire Izmaku.
Limaj kërkon bashkëpunim mes partive.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka bërë thirrje për bashkëpunim mes partive politike për të shmangur një krizë qeveritare pas zgjedhjeve.
Ai ka theksuar se Nisma dhe AAK janë parti të ndara, por nuk e ka përjashtuar mundësinë e një partneriteti të mundshëm pas zgjedhjeve.
“Kushdo që na bën ftesë për të biseduar, ne do të përgjigjemi për të mirën e vendit”, ka deklaruar Limaj./Telegrafi/