Fatmir Limaj, thotë se kishte shumë arsye pse është larguar nga PDK. Ai thotë se në këtë pari ka njerëz të mirë të cilët punojnë për këtë vend.
Limaj thotë se nuk ka qenë e lehtë të braktisë PDK-në, parti të cilën ai ishte njëri nga themeluesit e sajë.
Megjithatë ai thotë se PDK ishte shmangur nga vlerat për të cilat ishin bashkuar.
“Kemi parë disa ecje të cilat çojnë në dem të vendit. Kulmi i të këqijave është marrëveshja për Asociacionin. Në dy vitet e fundit, mjaftueshëm janë shfaqur arsye për largimin tim nga PDK. Në këto dy vite zhvillimet tregojnë pse ka dalur në Nisma për Kosovën. Besoj se këto dy vjet e kanë arsyetuar mjaftueshëm angazhimin tonë. Ne nuk jemi oponencë e askujt dhe nuk kemi ballafaqime personale”, ka thënë Limaj në emisionin Politikë në Tribuna Channel.
Limaj, ka hezituar të flasë për PDK-në e tanishme pas shkuarjes se Thaçit në presidence.