Site icon Telegrafi

Lille di të bëjë biznes me lojtarë – disa nga yjet që i mori falas ose me pak para, për t’i shitur me shifra të çmendura

Klube si Arsenali, Chelsea dhe Manchester United kanë transferuar lojtarë nga Lille që prej 2010, duke e bërë klubin francez njërin prej operatorëve më të mirë të tregut të transferimeve në Evropë.

Lille e fitoi titullin e Ligue 1 në 2012 dhe 2021, duke dëshmuar se strategjia e tyre e shitjes së lojtarëve për çmimin e duhur, i lejon ata që të riinvestojnë dhe të mbesin konkurrues në futbollin francez dhe atë evropian.

Ne kemi identifikuar disa lojtarë të cilët Lille i mori falas ose me një shumë të vogël parash, dhe i shiti pastaj ata me shifra të çmendura.

1.Leny Yoro (e transferuan falas, e shitën për 62 milionë euro)

2.Victor Osimhen (e transferuan për 22.4 milionë euro, e shitën për 77.5 milionë euro)

3.Eden Hazard (e transferuan falas, e shitën për 35 milionë euro)

4.Rafael Leao (e transferuan për 20.4 milionë euro, e shitën për 49.5 milionë euro)

5.Gabriel Magalhaes (e transferuan për 3 milionë euro, e shitën për 26 milionë euro)

6.Carlos Baleba (e transferuan falas, e shitën për 27 milionë euro)

7.Boubakary Soumare (e transferuan falas, e shitën për 20 milionë euro)

8.Amadou Onana (e transferuan për 12.6 milionë euro, e shitën për 35 milionë euro)

9.Sven Botman (e transferuan për 8 milionë euro, e shitën për 37 milionë euro)

10.Nicolas Pepe (e transferuan për 18 milionë euro, e shitën për 80 milionë euro)

/Telegrafi/

Exit mobile version