Sot (e mërkurë) janë në program për t’u zhvilluar katër ndeshjet kthyese të fazës ‘play-off’ të Ligës së Kampionëve.
Dje gjatë mbrëmjes u zhvilluar katër ndeshjet e para të ‘play-off’-it, ku nuk munguan befasitë, sikurse ajo e Feyenoordit që eliminoi Milanin dhe Club Brugge që eliminoi Atalantan. Tutje kaluan edhe Bayern Munichu dhe Benfica.
Interesant pritet të jetë edhe në katër ndeshjet e sotme, ku në dy nga to ka mbetur gjithçka e hapur rreth kalimit në fazën tjetër, ndërsa dy ndeshjet tjera favoritët janë shumë më të qartë.
The knockout bracket as things stand 👀#UCL pic.twitter.com/SrIMiBSEBk
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) February 18, 2025
Ndeshja më e fortë padyshim se pritet të jetë ajo në mes të Real Madridit dhe Manchester Cityt në ‘Santiago Bernabeu’, me Los Blancos që janë paksa të favorizuar pas fitores 3-2 në ndeshjen e parë.
Përballje e fortë pritet të zhvillohet edhe në Holandë, ku PSV Eindhoven do të tentojë të eliminojë Juventusin, pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë të luajtur në Itali.
Në dy takimet tjera: Borussia Dortmund-Sporting Lisbona dhe Paris Saint-Germain-Brest gjithçka duket më e qartë, pasi ekipet vendase kanë fituar ndeshjet e para në udhëtim me rezultat të thellë 3-0. /Telegrafi/