Gjatë viteve të fundit, Izraeli ka eliminuar një nga një lidershipin e Hamasit – me kreun e këtij grupi të armatosur të “mundur” dje.
Por kryesori prej tyre – mbetet në arrati, “truri” i sulmit të 7 tetorit – Yahya Sinwar, transmeton Telegrafi.
Kreu i këtij grupi vazhdon të fshihet pas një viti luftë të ashpër – e një video e publikuar së fundmi shfaqet në një tunel ku po mbaheshin pengjet.
Fotografia bardhezi, e zbuluar nga trupat e IDF-së gjatë një bastisjeje, shfaq burrin që besohet të jetë Sinwar duke kaluar nëpër tunel së bashku me gruan dhe tre fëmijët e tyre – dhe ajo çfarë bie në sy është një valixhe e madhe që e mbante në dorë.
“Në atë valixhe kishte rreth24 kilogramë dinamit. Rreth tij gjendeshin të paktën 20 pengje”, ka thënë Kobi Michael, ish-eprori i Shin Bet që kishte marrë në pyetje Sinwarin.
“Kemi pasur disa raste ta vrasim, por nëse e bëjmë, ai do të vret të gjithë pengjet rreth tij”, shtoi Michael. /Telegrafi/