Kosova ka nisur fazën e eliminatorëve të evropianit me barazim 1:1 kundër Bullgarisë.
Me paraqitjen fantastike të djelmoshave tanë janë ndarë të kënaqur edhe liderët institucional.
Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, ka veçuar se lojtarët tanë mbeten të pamposhtur dhe ballëlartë po i dërgojnë dardanët drejt Euro 2020.
“Të mrekullueshëm dhe të pamposhtur futbollistët tanë. Kosovën, ballëlartë po e çojnë drejt kualifikimeve në Euro 2020”, ka shkruar ai në Facebook.
Edhe kreyparlamentari Kadri Veseli ka reaguar përmes rrjeteve sociale dhe i ka falënderuar të gjithë lojtarët.
“Faleminderit djema edhe për pikën e parë në rrugën drejt Europianit. Krenarë dhe plot besim”, ka pohuar Veseli.
Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përgëzuar për këtë paraqitje dinjitoze lojtarët e përfaqësueses së Kosovës.
“Lojë briliante e djemve tanë në një atmosferë të jashtëzakonshme. Drejt Europianit të pamposhtur”, ka shkruar në Facebook, Haradinaj.
Pas kësaj, Kosova zë pozitën e tretë të renditjes tabelore të grupit A, ku lider është Anglia me gjashtë pikë ndërsa Bullgaria është e dyta me dy pikë. /Telegrafi/