Site icon Telegrafi

Liderët evropian i kërkojnë Turqisë ta respektojë rendin kushtetues

Politikanët evropian i kanë bërë thirrje Turqisë për të respektuar sundimin e ligjit në mes të një spastrimi të institucioneve shtetërore si pasojë e grusht shtetit të dështuar të kësaj fundjave.

Duke folur në një takim të 28 ministrave të jashtëm të BE-së – përfshirë kryediplomatin britanik, Boris Johnson – shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Federica Mogherini, tha se grupi ka për qëllim të dërgojë një mesazh të fortë për presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Ne i bëjmë thirrje Turqisë për respektimin e plotë të rendit kushtetues dhe ne si Bashkim Evropian ritheksojmë rëndësinë e sundimit të ligjit”, ka thënë Mogherini, raportojnë mediat ndërkombëtare, përcjellë Klan Kosova.

Pasiqë autoritetet turke e konsiderojnë rikthimin e dënimit me vdekje, i cili u ndalua në vitin 2004, Mogherini theksoi se një veprim i tillë do të përjashtonte anëtarësimin në BE.

“Asnjë vend nuk mund të bëhet anëtare e BE-nëse ajo paraqet dënimin me vdekje”, tha ajo, duke vënë në dukje se Turqia është anëtare e Këshillit të Evropës dhe nënshkruese e Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut, e cila ndalon dënimin me vdekje.

Exit mobile version