Kancelari gjerman Olaf Scholz mbledh sot në Berlin liderët e Ballkanit Perëndimor në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit.
Të pranishëm jane edhe kryeministri Edi Rama, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe liderët e Bosnje Hercegovinës, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Iniciativa e nisur në vitin 2014 që mori jetë nga ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel shënon 10 vjetorin e saj. Në samit do bashkohen edhe zyrtarë dhe përfaqësues të vendeve të BE-së, ndërsa në fokus të samitit do jetë thellimin i mëtejshëm i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe axhendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor.
Në një intervistë për agjencinë Reuters, para samitit, kryeministri Edi Rama shprehet optimist se nga samiti, do të sqarohen polemikat e ngritura lidhur me Marrëveshjen e zgjeruar e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.
“Nesër do të jetë e rëndësishme të… rregullojmë mekanizmin e CEFTA-s, për të cilin ka pasur disa qëndrime kontraverse muajt e fundit por që tani janë kaluar. Ky është përfitimi pozitiv nga Procesi i Berlinit, që na mban të gjithëve në shina”, tha Rama.
Rezultatet e samitit do të prezantohen në një konferencë të përbashkët për shtyp nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, të cilët gjithashtu do të marrin pjesë në samit në emër të BE-së.
Dita nis me pritjen nga kancelari Olaf Sholz në orët e para të mëngjesit për delegacionet, pasi do të jenë të pranishëm edhe liderët e Ballkanit Perëndimor, i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Hapja do të bëhet nga kancelari gjerman dhe më tej vijohet në orën 10:00 me hapjen e temës së parë, “Bashkëpunimi rajonal dhe tregut të përbashkët rajonal”.
Në pjesën e dytë diskutohet tema e “Gjelbër, Ligjshmëria dhe Energjia”. Do vijohet me ceremoninë e nënshkrimit, për të kaluar në orën 13:00 në “Diskutimin me përfaqësues të Forumit Rinor dhe Shoqërisë Civile”.
Në orën 14:00, do të mbahet edhe tematika e fundit “E ardhmja e Procesit të Berlinit” dhe në fund konferenca e shtypit.
Samiti i fundit i Procesit të Berlinit u mbajt më 16 tetor 2023 në Tiranë, për herë të parë jashtë kufijve të BE.
Agjenda e 10-vjetorit të Procesit të Berlinit:
-14 Tetor 2024, ora 09.30, Berlin, Kancelaria Federale
-09.30 – 10.00 Mbërritja e delegacioneve, përshëndetje nga Olaf Scholz, Kancelar i Federatës Federale Republika e Gjermanisë
-10.00 – 10.15 Hapja dhe ndërhyrja zyrtare nga kancelari Scholz
-10.15 –11.15 Sesioni 1: Bashkëpunimi rajonal dhe tregu i përbashkët rajonal
-11.15 – 11.30 Foto në grup dhe pushim kafeje
-11.30 – 12.20 Sesioni 2: Agjenda e Gjelbër, Lidhshmëria, Energjia
-12.20 – 12.35 Ceremonia e nënshkrimit
Ceremonia e nënshkrimit
-12.35 – 13.00 Diskutim me përfaqësues të Forumit Rinor dhe të Shoqërisë Civile
Forumi
-13.00 – 14.00 Dreka (vetëm krerët e qeverive)
Tema: E ardhmja e Procesit të Berlinit
-14.00 – 14.30 Konferencë për shtyp. /Telegrafi/