Një kopje e “Jetës së Mbretit Henriku të Pestë” të Uilliam Shekspirit u kthye në një bibliotekë të New Jerseyt pas 101 vjetëve.
Zyrtarët e Bibliotekës Publike Paterson thanë se një grua e quajtur Cynthia Delhaie e gjeti librin teksa po zgjidhte gjërat që i përkisnin gjyshes së saj të ndjerë, Arlene Delhaie, dhe zbuloi se libri ishte huazuar në vitin 1923.
Delhaie kontaktoi bibliotekën dhe bëri marrëveshje për ta kthyer librin, raporton upi.com.
“Nuk është kurrë vonë për të kthyer materialet e bibliotekës”, tha për TAPinto Paterson Corey Fleming, drejtor i Bibliotekës Publike Paterson. “Kjo është hera e parë që ndeshem me diçka të tillë në mbi 20 vjet që punoj në këtë fushë”.
Bibliotekarët thanë se shtypja e vitit 1910 kishte një botim të kufizuar dhe vlerësohej shumë nga koleksionistët.
Libri nuk ishte aq i vonuar sa ai që u kthye në Bibliotekat Poudre në Kolorado në fillim të këtij viti.
Zyrtarët zbuluan se një kopje e Ivanhoe, nga Sir Walter Scott, u kthye 105 vjet pas datës së caktuar: 13 shkurt 1919. /Telegrafi/