Jeni i ri, pa punë, pa drejtim. Me shkollën s’po dilni kund. Praktikisht asgjë në jetë s’po funksionon. Gjëkundi duhet të përplasesh, të gjesh frymëzim e rrugën që do të ndjekësh…
Në të njëjtën situatë janë gjendur një herë edhe më të pasurit e botës, ata që ndryshuan shoqërinë me idetë e tyre.
Ata dolën nga kjo gjëndre kllapie përmes librave dhe më poshtë është një listë me disa nga personat më me ndikim në botë dhe veprat që u ndryshuan jetët.
Mark Zuckerberg – The New Jim Crow, Michelle Alexander
CEO i Facebook, Mark Zuckerberg u bë një mbështetës i fuqishëm i reformimit të sistemit gjyqësor pasi lexoi veprën e avokates së të drejtave civile, Michelle Alexander. Libri i saj flet për burgosjet në masë dhe se si kjo është rruga e gabuar për rehabilitimin e një shoqërie. Në një postim, në 2015, Zuckerberg tha se libri e frymëzoi të vizitonte burgun e San Quentin.
“Do të mësoj më tepër rreth kësaj çështjeje, por disa gjëra i kam të qarta që tani. Nuk mund të përfitojmë një shoqëri të drejtë duke burgosur shumicën. Sistemi i tanishëm nuk funksionon.”
Më pas, ai dhe gruaja e tij Dr. Priscilla Chan, dhuruan $6.5 milion për një projekt që nxjerr në pah padrejtësitë e sistemit gjyqësor, shkruan Time Money.
Bill Gates – The Better Angels of Our Nature, Steven Pinker
Në një postim në Twitter në maj, Gates e quajti librin e mësipërm “librin më frymëzues që ka lexuar ndonjëherë”.
Vepra e Pinker shpjegon se dhuna është pakësuar me kalimin e kohës dhe kjo tregon se “bota po përmirësohet.
“Nuk do të thotë se po injorojmë problemet që kemi tani. Do të thotë që besojmë se mund të zgjidhen,” tha Gates.
Warren Buffet – The Intelligent Investor, Benjamin Graham
Gjeniu i pronave të patundshme dhe bursës, Buffet lexon shpesh, por libri i mësipërm është ai që ka ndikuar më së shumti në jetën e tij.
Në një intervistë, ai rrëfeu se The Intelligent Investor është në krye të listës. Libri flet për investimet me vlerë, blerjen e aksioneve e veprime të tjera financiare.
“E bleva rastësisht në një librari në Nebraska,” tha Buffett.
Steve Jobs – Autobiography of a Yogi, Paramahansa Yogananda
Udhëtimi i Jobs-it në Indi para se të themelonte Apple është një detaj i rëndësishëm për të ardhmen e kompanisë që ai nisi.
Pas vdekjes së Jobs në 2011, miqve dhe familjarëve iu dha nga një kopje e “Autobiography of a Yogi”, shkruar nga një guru indian, i cili u prezantoi meditimin kulturave perëndimore.
Sheryl Sandberg – A Wrinkle in Time, Madeleine L’Engle
Në një intervistë për The New York Times, drejtoresha e operacioneve (COO) të Facebook tha se personifikohet më së shumti me “heroinën peshkope” të romanit fantastiko-shkencor nga L’Engle.
“Doja të isha Meg Murry. Më pëlqente si punonte me të tjerët për të hedhur poshtë një sistem të padrejtë dhe si shpëtoi familjen e saj pavarësisht rrethanave vështirësuese,” tha Sandberg.
Jeff Bezos – The Remains of the Day, Kazuo Ishiguro
Themeluesi i Amazon dhe për pak ditë më i pasuri i botës, ka në krye të listës së tij një libër që flet për Anglinë pas Luftës së dytë botërore.
“Nëse lexon The Remains of the Day, që është një nga librat e mi të preferuar, fillon të mendosh se: shpenzova dhjetë orë duke jetuar një jetë paralele dhe mësova diçka për jetën dhe pendesën. Është diçka që s’e bën dot duke lexuar blogje,” tha Bezos në një intervistë.
John Chambers – The Adventures of Huckleberry Finn, Mark Twain
I ndjeri Chambers, ish CEO i gjigandit teknologjik Cisco, tha se vepra e njohur e Twain e ndihmoi të superonte vështirësitë në të mësuar kur ishte i vogël.
“Ishte libri që e ktheu mangësinë time më të madhe në pikën time më të fortë,” tha ai.
/Telegrafi/