Libër 500 faqesh për Halim Spahiun
Autori, i librit “Halim Spahia personalitet i ndritur i luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar”, profesor doktor Nuri Bashota ka thënë se me anë të këtij libri të gjitha gjeneratat do të kenë mundësi të mësojnë për luftën e madhe në aspiratat për bashkimin e të gjitha trojeve të ndara dhe për të bërë një Shqipëri etnike.
Në këtë promovim i është bërë thirrje intelektualëve që jetojnë në të gjitha pjesët e banuara me shqiptarë që të bashkohen për të realizuar programin gjithëkombëtar të bashkimit të shqiptarëve në një shtet të vetëm.
Kurse Komunës së Prishtinës i është kërkuar që të ndërtojë një memorial në vendin e pushkatimit të Halim Spahiut me bashkëpunëtorët e tij në Tauk-bahçe. Halim Spahiu ishte pushkatuar nga regjimi i atëhershëm serb, pas arrestimit dhe dorëzimit të tij nga ana e pushtetit të Enver Hoxhës në Kukës, si dhe ka dhënë kontribut të madh edhe në shpëtimin e hebrenjve nga përndjekja naziste./Koha//Telegrafi/


