Liam Payne dhe Kate Cassidy konfirmuan se janë rikthyer sërish bashkë, ndërsa u shfaqën dorë për dore në festën e përvjetorit të 60-të të Annabel.
Dyshja dukeshin mjaft të lumtur në paraqitjen e tyre të enjten në Londër.
Liam, 29 vjeç, u pa duke vënë dorën në shpinën e Kate, teksa po largoheshin nga vendi i mbushur me yje.
Ish- ylli i “One Direction”, 29 vjeç, kishte veshur një kostum të zi me vija të bardha të cilin e kombinoi me një kravatë të zezë dhe këmishë të bardhë.
Kate, 24 vjeçe, dukej elegante me një jelek të bardhë dhe me një fund të ngjashëm.
Dukjen e kompletoi me një palë këpucë me ataka argjendi dhe një çantë të tillë.
Çifti jetuan së bashku në shtëpinë e tij në Londër, por pretendohej se Kate ishte shpërngulur dhe ishte kthyer në shtëpinë e saj në Shtetet e Bashkuara.
Liam dhe Katie dolën publike me romancën e tyre në tetor dhe bënë debutimin në tapetin e kuq si çift në “British Fashion Awards” pak para Krishtlindjeve.
Marrëdhënia e Payne me Cassidy erdhi pas lidhjeve të tij të mëparshme me Cheryl dhe Maya Henry.
Liam ishte fejuar me Mayan dhe shijuan një romancë dy-vjeçare para se të ndaheshin përgjithmonë në maj 2022.
Këngëtari ndan djalin gjashtëvjeçar, Bear, me ish të dashurën Cheryl, me të cilën u takua për dy vjet e gjysmë deri në korrik 2018. /Telegrafi/