Site icon Telegrafi

Lewandowski parashikon fituesin e Topit të Artë: Është garë mes dy lojtarëve nga e njëjta skuadër

Finalja e Kampionatit Botëror midis Argjentinës dhe Francës prodhoi një nga ndeshjet më të ashpra, pasi shfaqi dy nga lojtarët më të mirë në botë që shkojnë kokë më kokë: Lionel Messi dhe Kylian Mbappe.

Të dy lojtarët ishin të jashtëzakonshëm në finale pasi argjentinasi shënoi një dygolësh jetik për të ndihmuar Argjentinën më pas të fitonte ndeshjen 4-2 në penallti (3-3 pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve), ndërsa francezi u bë lojtari i parë që nga Sir Geoff Hurst për Anglinë në vitin 1966 që shënoi një hat-trick në një finale të turneut.

Pas një finale argëtuese mes Argjentinës dhe Francës, sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski ka parashikuar se kush do të fitojë çmimin e ardhshëm të Topit të Artë mes dy yjeve të PSG.

“Sigurisht. Mund të ketë një lojtar tjetër që luan për të njëjtin klub, por ka vetëm një Kupë Botërore që vendos se kush do ta fitojë atë këtë sezon”, deklaroi sulmuesi polak në një intervistë për gazetën sportive spanjolle Mundo Deportivo.

“Leo është sigurisht në krye tani, sepse ai ka arritur gjithçka që do të thotë çdo gjë për të”.

34-vjeçari Lewandowski, i cili u shpall nga FIFA, Lojtari i Vitit në Botë në 2020 dhe 2021 përpara Messit, lë të hapur një tjetër pjesëmarrje për Poloninë nëse kualifikohet në Botërorin e vitit 2026.

“Nuk ka të bëjë me gjendjen time fizike, ka të bëjë me aspektet që rrethojnë futbollin. E di që do të jem gati nëse dua të jem atje, por është ende shumë herët”, tha golashënuesi i shumëfishtë i Bundesligës”.

“Tani jam duke u përqendruar në Kampionatin e ardhshëm Evropian”, ka vazhduar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version