Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka emëruar kundërshtarin e tij më të vështirë në karrierë dhe çuditërisht, ai është një legjendë e Real Madridit.
36-vjeçari cilësohet gjerësisht si njëri prej sulmuesve më të mirë në botën e futbollit gjatë dy dekadave të fundit.
Ai iu fut skenës së futbollit tek klubi polak Znicz Pruszkow dhe Lech Poznan para se t’i bashkohej Borussia Dortmundit të Jurgen Klopp në 2010.
30 golat e tij ndihmuan ekipin e Kloppit ta fitojë Bundesligën në vitin 2011 para se t’i udhëhiqte ata në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2013 ku u mposhtën nga Bayern Munich.
Forma e tij e mirë e golave bëri që të fitonte një transferim tek Bayerni, aty ku vazhdoi të shënojë pa ndalim, teksa realizoi 344 gola në 375 ndeshje para se të ‘braktis’ Gjermaninë për t’u transferuar në Spanjë tek Barcelona.
Reprezentuesi polak ishte pjesë e ekipit të Barçës që u shpallën kampionë të La Ligas në sezonin 2022/2023, por në sezonin 2023/2024, ai dështoi që ta ndihmojë ekipin të fitojë trofe, teksa dështoi të shënojë 20 gola për herë të parë që na sezoni 2014/2015.
Sidoqoftë, përkundër rivalitet të madh, Lewandowski më parë kishte rrëfyer se një legjendë e ‘Los Blancos’ ishte kundërshtari i tij më i vështirë.
“Kundërshtari më i vështirë? Ka shumë mbrojtës të mirë, por ka qenë gjithmonë mirë që të kisha duele ndaj Sergio Ramos”.
“Unë isha gjithmonë i lumtur që të garoj me të”, kishte thënë Lewandowski për GOAL./Telegrafi/