Lëvizja Feministe Studentore janë duke protestuar para Rektoratit të UP-së për largimin e profesorit Xhevat Krasniqi, i dyshuar për ngacmime seksuale të studenteve.
Ata janë duke e pritur vendimin e Këshillit të Etikës pas 27 denoncimeve ndaj profesorit Krasniqi.
Gjithashtu Lëvizja Feministe Studentor kanë deklaruar se i kanë paralajmëruar Këshillin e Etikës se nuk do të dalin nga ndërtesa deri të marrin vendimin meritor për Krasniqin.
Lëvizja po ashtu ka ftuar edhe studentë e qytetarë që t’iu bashkohen në protestë. /Telegrafi/