Site icon Telegrafi

Lëvizja e Trumpit që ia shpëtoi jetën para se të qëllohej nga sulmuesi 20-vjeç

Një video e re tregon lëvizjen që Trump e kishte bërë që me gjasë ia kishte shpëtuar jetën, pasi plumbi që e goditi në vesh do të shkaktonte pasoja më të mëdha.

Gjatë tubimit në Butler të Pennsylvania, Trump u qëllua në vesh nga një sulmues tashmë i identifikuar nga FBI, transmeton Telegrafi.

Para se të goditej ai kishte lëvizur kokën gjatë fjalimit, duke shmangur goditjen në kokë që sigurisht se do t’i shkaktonte lëndime shumë më të rënda, e ndoshta edhe vdekjen.

Lexo po ashtu Snajperisti reagoi menjëherë, neutralizoi sulmuesin e Donald Trumpit

Në pjesën e sipërme të anës së djathtë të videos, shihet momenti kur plumbi lëvizë me shpejtësi, i cili më pas e godet në vesh.

Në fund të videos, Trump shihet duke e mbajtur dorën në vesh që i ishte mbuluar nga gjaku. /Telegrafi/

Exit mobile version