Real Madridi është mposhtur në udhëtim te Levante me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në La Liga.
Pas barazimit ndaj Celta Vigos në shtëpi, Mbretërit kanë lëshuar përsëri terren dhe kësaj radhe janë mposhtur nga Levante.
Goli i vetëm në këtë fitore të vendasve u shënua në minutën e 79-të nga Jose Morales.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte portieri i Levantes, Aitor Fernandez, i cili u notua me 8.7.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për Lucas Vazquez dhe Pablo Martinez, të cilët u notuan me 5.9.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori shqiptar, Enis Bardhi, i cili pati paraqitje superiore duke u vlerësuar me notë 7.9.
Levante:
Real Madrid:
/Telegrafi/