Roli i leukociteve, para së gjithash, është të mbrojë organizmin nga mikroorganizmat
Rruazat e bardha të gjakut, siç quhen ndryshe leukocite, janë komponentë të rëndësishëm të sistemit të imunitetit në organizmin e njeriut.
Leukocitet mund të shtohen me rrugë natyrale – me ushqim dhe aktivitet të moderuar fizik.
Vlerat normale të leukociteve te personat e rritur janë midis 4 × 109 dhe 1,1 × 1010 për një litër gjak (4.000 – 10.000 për një mikrolitër gjak) dhe cilido ndryshim i këtyre vlerave tregon që ekziston ndonjë problem në organizëm.
Në qoftë se vlera bie nën 3.500 për një mikrolitër gjak, caktohet diagnoza e leukemisë, transmeton Telegrafi.
Ethet, ngërçet, diarreja, mishrat e thatë të dhëmbëve, teshtitja, fyt i thatë dhe dhembje e kokës janë simptoma të uljes së numrit të leukociteve në gjak. Lajm i mirë është që leukocitet në gjak mund të shtohen me rrugë natyrale, madje edhe me konsumimin e ushqimit i cili përmban beta karotën, vitaminë A, vitaminë C.
Përfshini sa më shumë perime dhe fruta në dietën tuaj, veçanërisht: kungull, karota, brokoli, spinaq, panxhar, shparg, shalqi, lulelakër, portokall, luleshtrydhe, fiq dhe të ngjashme. Rekomandohet edhe mishi dhe peshku pa dhjamë. Është gjithashtu shumë e rëndësishme të eliminoni ushqimet e dëmshme nga dieta juaj.
Përveç ushqimit të duhur, aktiviteti i rregullt fizik është gjithashtu i rëndësishëm për rritjen e leukociteve. Nëse nuk jeni adhurues i stërvitjeve më të forta, shkoni për një shëtitje ose ngasni një biçikletë.
Qelizat e bardha të gjakut ndahen në disa kategori:
▪ Neutrofilet: mbrojnë trupin nga bakteret
▪ Eozinofilet: mbrojnë trupin nga parazitët
▪ Bazofilet: veprojnë në reaksionet alergjike
▪ Monocitet: vrasin bakteret dhe shkatërrojnë qelizat e dëmtuara
▪ Limfocitet: luajnë një rol të rëndësishëm në prodhimin e antitrupave.
/Telegrafi/