Site icon Telegrafi

Lëshoi fushën i dëmtuar dhe me lot në sy – trajneri dhe presidenti i klubit flasin për gjendjen e Albion Rrahmanit

Rapid Bukuresht dhe CFR Cluj u ndeshën në derbin e xhiros së dytë të Superligës së Rumanisë, ku ndeshja u mbyll me rezultat 2-2.

Trajneri i njohur irlandez i Rapidit, Neil Lennon mori gjithashtu një lajm tjetër të keq, pasi një nga lojtarët më të mirë të tij. Albion Rrahmani u largua nga fusha i lënduar.

Edhe pse doli i dëmtuar, Rrahmani ka dashur të përshëndesë tifozët në fund të ndeshjes me CFR Cluj.

Këvilja e sulmuesit ishte e fashuar dhe në këmbë shiheshin gjurmët e kontaktit me kundërshtarin.

Neil Lennon foli në intervistë për gjendjen shëndetësore të sulmuesit të tij dhe deklaroi se nuk është asgjë serioze.

“Mendoj se është në rregull me Rrahmanin. Nuk mund t’ju jap një diagnozë, por mendoj se ai do të shërohet pas disa ditësh”, deklaroi trajneri.

për gjendjen e lojtarit ka folur edhe presidenti, Viorel Moldova i cili u shpreh se, nëse problemi mjekësor rezulton i rëndë, do të ishte një mungesë vërtet e rëndësishme.

Lexo po ashtu Spektakël me katër gola në derbin e shqiptarëve në Rumani: Rrahmani dhe Hasani gjejnë golin, Korenica u zëvendësua nga Thaqi  

“Për momentin nuk e di se si është gjendja e tij, por do të shohim. Shpresojmë që të mos jetë asgjë serioze. Çdo lojtar është një humbje po aq e rëndësishme për ekipin tonë. Le të bëjmë durim për të parë se cili do të jetë problemi i tij” , deklaroi Moldovan në fund të ndeshjes.

Ylli i sulmit të Rapidit, Albion Rrahmani, ka pësuar lëndim në minutën e 66-të të ndeshjes kur është shkelur nga mbrojtësi kundërshtar, slloveni Matija Boben.

Stafi mjekësor ka hyrë menjëherë në fushë për të kontrolluar gjendjen fizike të lojtarit, i cili ishte në lot.

Rrahmani ka menduar se mund të jetë një dëmtim i rëndë që mund ta mbajë larg fushës për një kohë të gjatë, sidomos në një moent kur disa skuadra ishin interesuar për të.

Paraqitjet e Albion Rrahmanit në Superligë sezonin e kaluar kanë tërhequr vëmendjen e disa skuadrave të mëdha të Evropës.

Rangers ishin të gatshëm ta blinin futbollistin për një shumë të madhe parash, por klubi kërkon 5 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version