Georginio Wijnaldum ka qenë ndër lojtarët më të kërkuar në afatin kalimtar të verës, pasi ishte larguar si futbollist i lirë nga Liverpool.
Barcelona, Bayern Munich, Juventus e Inter ishin vetëm disa nga skuadrat e mëdha që kërkuan atë, por Wijnaldum vendosi të transferohet te Paris Saint Germain.
Mesfushori holandez ja nisi për mrekulli, duke luajtur në katër sfidat e para te PSG si titullar, por që nga shtatori ai ka mbetur në bankën rezervë.
Gazeta prestigjioze franceze L’Equipe ka zbuluar disa prapaskena nga kampi i parisienëve.
Sipas mediumit të madh francez, arsyeja që Wijnaldum ka mbetur në bankën rezervë është Lionel Messi dhe grupi i tij i lojtarëve nga Amerika Latina.
Ky grup i futbollistëve ku bëjnë pjesë edhe Keylor Navas, Marquinhos, Angel Di Maria, Neymar, Mauro Icardi e Leandro Paredes besohet se kanë ndikuar te trajneri që Wijnaldum mos të luaj, përkundër që ai kishte paraqitje shumë të mira në fillim të sezonit.
Arsyeja është e thjeshtë, pasi grupi i lojtarëve nga Amerika Latine duan që para holandezit të luaj shoku i tyre, argjentinas Leandro Paredes.
Në nëntë ndeshjet e fundit, Wijnaldum ka luajtur vetëm ndaj Metzit si titullar, derisa në disa ndeshje është paraqitur vetëm në minutat e fundit nga banka.
Gjithnjë sipas L’Equipe, futbollistët me origjinë nga Amerika Latine, nuk po e mbështesin Wijnaldumin që të integrohet me ekipin gjatë seancave stërvitore duke e injoruar atë.
Lionel Messi and friends cause problem for 'unhappy' Georginio Wijnaldum at PSGhttps://t.co/7lQzGV7yxI pic.twitter.com/dNO0l0kneK
— Mirror Football (@MirrorFootball) October 29, 2021
Ndërkohë vetëm Wijnaldum disa ditë më parë u shpreh për momentin që po kalon te PSG.
“Isha shumë i lumtur në fillim të eksperiencës me PSG-në, por më pas fillova të mos luaj më. Kjo është një situatë e re për mua dhe është e vështirë. Nuk mund të them se jam plotësisht i lumtur sepse nuk është kjo ajo që po prisja”, deklaroi Wijnaldum. /Telegrafi/
PSG's South American contingent have not been particularly supportive of Georginio Wijnaldum's integration during training sessions, as they are worried about the competition he poses for Leandro Paredes. (L'Éq)
— Get French Football News (@GFFN) October 29, 2021