Një jetë krejtësisht ndryshe
Manekinia amerikane, moderatore televizive dhe aktore, Sara Underwood, në vitet 2006 dhe 2007 është shpallur lepurushja e Playboy-t e vitit, ka ndryshuar jetën e vet rrënjësisht.
Sara para pak vitesh ka njohur zdrukthëtarin dhe mësuesin Jacob Witzling, transmeton Telegrafi.
Përveçse ka qenë një lojtare pokeri profesioniste, ajo ka shkaktuar skandal në të kaluarën për një video të publikuar nga Playboy ku praktikon joga lakuriq.
Sot është vegane dhe bashkë me partnerin ndërton banesa artizanale të zhytura në natyrë.
Çifti ka vendosur të tërhiqet nga civilizimi dhe ka blerë një pronë në veriperëndim të SHBA-së në mal.
Në pronën e blerë kanë ndërtuar disa shtëpiza druri në të cilat jetojnë me qentë e tyre.
Sara shumë herë ka thënë se e preferon këtë mënyrë jetese dhe që asaj jeta e vjetër aspak nuk i mungon.
Saran 38-vjeçare e ndjekin në Instagram më shumë se 8.7 milionë njerëz, ndërsa kanali YouTube i tyre ka mbi 60 mijë abonentë.
Momentet nga përditshmëria e vet i ndanë me miqtë e tyre, ndërsa rrjetet sociale dhe editorialet e xhirimeve janë burimi kryesor i të ardhurave të tyre. /Telegrafi/