Sulmuesi i talentuar nga Kosova, Leotrim Kryeziu ka debutuar me fanellën e Luganos në futbollin zviceran.
Talenti nga Kamenica iu bashkua klubit zviceran gjatë afatit kalimtar të verës nga Drita.
Kryeziu kishte shënuar tetë gola me fanellën e Dritë dhe kjo e bindi Luganon ta transferonte atë.
Deri më tani sulmuesi i talentuar ka luajtur për ekipin e dytë të Luganos ku ka shënuar 10 gola.
Por në javën e 16-të në elitën e futbollit zviceran ka ardhur debutimi për Kryeziun në Superligën zvicerane.
19-vjeçari është futur në lojë në minutën e 83-të në ndeshjen ku Lugano barazoi 2-2 me Xamaxin.
Paraqitja e Kryeziut në aq minuta sa ishte në fushë ishte e mirë dhe pritet tani që ish-sulmuesi i Dritës të ketë më shumë minuta te Lugano.
Kujtojmë që Drita e liroi pa para yllin e saj për të kaluar te Lugano, por zotëron 30% të kartonit të tij. /Telegrafi/