Site icon Telegrafi

Leao flet për shiritin e kapitenit dhe marrëdhënien e tij me trajnerin Fonseca

Rafael Leao ka folur për krenarinë e tij pasi mbajti shiritin e kapitenit të Milanit kundër Lecces të premten dhe ka shpjeguar se si trajneri i kuqezinjve Paulo Fonseca po e ndihmon atë të përmirësohet në nivel personal. 

Portugezi iu bashkua Fonsecas për konferencat e zakonshme për shtyp para ndeshjes të hënën në mbrëmje.  

“Është gjithmonë një burim krenarie të jesh kapiten i Milanit”. 

“Unë jam këtu tani e gjashtë vite. Kur luaj me këtë fanellë, ka gjithmonë një ndjenjë përgjegjësie, por kur kam shiritin e krahut rritet edhe më shumë”, deklaroi Leao.  

Sulmuesi i krahut shpjegoi se Fonseca dëshiron që ai të fokusohet në përmirësimin e lojës së tij jashtë posedimit.  

“Që nga dita e parë, trajneri nuk më foli për gola apo asistime, përkundrazi se donte një lojtar të ndryshuar në aspektin e mbrojtjes, për të qenë më i fokusuar në punën në mbrojtje”.  

“Ai po më ndihmon të bëhem më i mirë. Edhe kur ishim duke ardhur këtu, ai po më tregonte disa video në makinë. Ai është një njeri që më ndihmon shumë”.  

“Ai më tregoi momente pa top, pozicionimin për të kërcyer në topat e dytë. Më shumë gjëra mbrojtëse”, ka thënë Leao./Telegrafi/  

Exit mobile version