Telegrafi

Leny Yoro u dërgon mesazh tifozëve të Man Utd pas debutimit mbresëlënës ndaj Rangers

Leny Yoro ka dërguar një mesazh në drejtim të tifozëve të Manchester United pas debutimit të tij mbresëlënës ndaj Rangers.

Unitedi fitoi me rezultat 2-0 ndaj kundërshtarëve skocezë në një ndeshje miqësore, falë golave të shënuar nga Amad Diallo dhe Joe Hugill.

Tifozët gjithashtu patën mundësinë ta shohin Jadon Sanchon duke luajtur për Unitedin për herë të parë që nga muaji gusht, pasi sulmuesi u integrua në ekip pas bisedimeve pozitive me trajnerin Ten Hag.

Kjo ishte gjithashtu ndeshja e parë e parasezonit për Andre Onanan, i cili do të shpresojë të vazhdojë formën e lartë që pati në pjesën e dytë të sezonit të kaluar.

Por shumë fjalë u thanë në lidhje me 18-vjeçarin Yoro, i cili u transferua në ‘Old Trafford’ nga Lille të enjten, pasi Unitedi pagoi 50 milionë euro plus 12 milionë të tjera shtesa.

Qendërmbrojtësi francez shkëlqeu në debutimin e tij, duke luajtur vetëm pjesën e parë, por duke treguar qetësi dhe siguri me topin në këmbë.

Pas ndeshjes, Yoro foli për kanalin zyrtar të Man United, duke dhënë mendimin e tij për debutimin dhe një mesazh për tifozët.

“Vetëm dua t’iu them faleminderit të gjithë tifozëve. Shpresoj të iu shoh sa më shpejt në Old Trafford”, ka thënë fillimisht Yoro.

“Debutimi im ishte i jashtëzakonshëm. Jam i lumtur me paraqitjen time. Stafi më bën të ndihem rehat, për mua, është shumë e mirë”.

“Ne do të shkojmë në Amerikë për tri ndeshje konkurruese. Ekipi do të jap gjithçka për t’i fituar ato”, përfundoi francezi./Telegrafi/