Site icon Telegrafi

Lenny Kravitz ka folur për bashkëpunimin e vajzës së tij dhe ish të fejuarës Nicole Kidman

Lenny Kravitz dhe Nicole Kidman (Foto: Charley Gallay/Getty Images for dcp/Guliver)

Lenny Kravitz ka foli rreth bashkëpunimit të vajzës së tij, Zoe me Nicole Kidmanin.

Moderatori Andy Cohen e pyeti artistin rreth marrëdhënies së Zoes dhe ish-të fejuarës, aktores Nicole Kidman, ku këto dy të fundit luajnë në serialian “Big Little Lies”.

Rokeri dhe aktorja ishin në kontakt për dy vjet 2003/04, pasi Nicole u shkurorëzua nga Tom Cruise.

Lenny Kravitz, Nicole Kidman dhe Keith Urban (Foto: Rick Diamond/Getty Images/Guliver)

“Është shumë interesante se dy prej tyre përfunduan në të njëjtën seri. Zoe nuk e ka takuar ndonjëherë Nicolen. Është mirë që ata janë së bashku dhe se mund të njihen me njëri-tjetrin”, tha Lenny.

Lexo po ashtu Lajmet për Nicole Kidman

 

“Ndonjëherë gjërat thjesht nuk punojnë, por është një gjë e mirë që të gjithë jemi miq të mirë”, shtoi ai.

Nicole pohoi se e ka njohur më parë Zoen dhe se nuk ka probleme mes tyre.

“Unë e njoh Zoe nga më parë sepse isha besnik ndaj babait të saj. Ne të gjithë jemi në një farë mënyre një familje. Më pëlqen Lenny, ai është i madh “, tha Kidman. /Telegrafi/

Exit mobile version