Site icon Telegrafi

Lëngu i limonit heq njollat nga rrobat e bardha

Pavarësisht nëse janë njolla bari, ndryshku apo gjaku, ato shpesh mund të jenë shumë kokëforta dhe të vështira për t’u hequr

Megjithatë, pak lëng limoni mund të ndihmojë në vend të zbardhuesit kimik.

Lëngu i pastër i limonit ka një efekt zbardhues të butë, i cili heq njollat.

Lëngu i limonit si heqës natyral i njollave duhet të përdoret vetëm në rrobat e bardha për shkak të efektit zbardhues, domethënë mos e përdorni në rroba me ngjyrë.

Në vend që të vendosni lëng limoni në makinë, mund ta përdorni edhe për të para-trajtuar njollat e forta në rrobat e bardha.

Thjesht lagni njollën me pak lëng (mos e fërkoni!), dhe më pas vendoseni veshjen në larje si zakonisht.

Pas ciklit të larjes, njolla do të zhduket.

Exit mobile version