Site icon Telegrafi

Lëndohet sërish Lionel Messi, lëshon fushën pas 45 minutave

Ndeshja e parë si titullar e Lionel Messit nuk ka shkuar mirë, pasi ai është zëvendësuar pas 45 minutash ndaj Villarrealit. 

Messi që ditë më parë e fitoi çmimin si ‘Lojtari më i mirë nga FIFA’, u desh të largohet nga fusha për t‘i lënë vend Ousmane Dembele.

Ai u largua shkaku i problemeve me muskuj.

Messi luajti edhe në fundjavë ndaj Grandas për 45 minuta, për të mos e ndryshuar rezultatin ku humbën 2-0.

Shkaku i lëndimeve mungoi edhe ndaj Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve si startues, por u fut në pjesën e dytë.   /Telegrafi/

Exit mobile version