Site icon Telegrafi

Lëndohet një grua gjatë përleshjes mes protestuesve dhe sigurimit e policisë, para ndërtesë së Komunës së Beogradit

Këshilltarët e koalicionit të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) pas seancës së sotme të Kuvendit të Beogradit, u larguan nga ndërtesa e Administratës së qytetit të shoqëruar nga kompania private e sigurimit “Atlas Security”, anëtarët e së cilës sulmuan aktivistët, ku një grua u lëndua.

Sigurimi ka hedhur sprej për sy dhe ka goditur aktivistët kur tentuan të largonin rrethojat mbrojtëse të vendosura para objektit, transmeton Telegrafi.

Fluturonin çadra dhe kapele kurse aktivistët po fërkonin sytë edhe nga gazi lotsjellës që ishte hedhur në drejtim  të tyre.

Rojet e sigurisë janë tërhequr në ndërtesë dhe në një momenti aktivistët i goditën me ngjyrë të kuqe dhe vezë.

Në sallën e administratës së qytetit, policia ishte rreshtuar me pajisje për ndaljen e demonstratave dhe një njësi policie me helmeta dhe mburoja mbërriti në vendngjarje. /Telegrafi/

Exit mobile version