Site icon Telegrafi

Lëndohen dy futbollistë, Mancini gjen zëvendësuesit

Kombëtarja e Italisë është grumbulluar për sfidën gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Kampioni në fuqi i Evropës do të përballet në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve me Spanjën.
Do të jetë një ‘reprizë’ e gjysmëfinales së Euro 2020, ku Azzurët triumfuan me penallti 4-2, pasi koha e rregullt kishte përfunduar 1-1.

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini kishte publikuar listën me 23 futbollistë të ftuar për këtë takim shumë të rëndësishëm.

Por pas ndeshjeve të fundjavës, dy futbollistët Rafael Toloi dhe Matteo Pessina kanë pësuar lëndime.

Kësisoj trajneri italian tanimë ka zgjedhur dy lojtarët që do t’i zëvendësojnë të lënduarit Toloi e Pessina.

Mbrojtësi i Milanit, Davide Calabria dhe ai i Interit, Federico Dimarco kanë marrë ftesa nga Mancini.

Lista e plotë:

Portierët: Donnarumma, Sirigu, Meret

Mbrojtësit: Acerbi, Bastoni, Bonucci, Chiellini, Di Lorenzo, Emerson, Calabria.

Mesfushorët: Barella, Cristante, Jorginho, Locatelli, Pellegrini, Dimarco, Verratti.

Sulmuesit: Berardi, Bernardeschi, Chiesa, Immobile, Insigne, Raspadori.

 

Exit mobile version