Site icon Telegrafi

Lëndimi i Messit në fytyrë është më i madh se sa mendohej– Valverde e pranon se te Barcelona ka shqetësim, të enjten priten analizat e detajuara

Barcelona mori një fitore 1-0 në Old Trafford, por Lionel Messi u godit në fytyrë nga Chris Smalling në pjesën e parë, ku kishte edhe gjakderdhje.

Ai ka një plagë të dukshme në sy dhe hundë, dhe kjo është shkak për shqetësim te Barcelona.

Ernesto Valverde e pranoi se duhet të bëhen teste për shqetësimin, por se kjo do të mësohet të enjten.

Lëndimi i Lionel Messit . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

“Messi nuk ishte aq rehat pas goditjes”.

https://twitter.com/messigoalss/status/1116063653449564161

“Ne duhet ta ekzaminojmë nesër për të parë se si është. Ai është i fortë, por ka një plagë mjaft të dukshme”, deklaroi trajneri Valverde pas ndeshjes.

Lionel Messi pas goditjes së Smalling. (Photo by Stu Forster/Getty Images)

Barcelona nuk kishte fituar kurrë më parë në Old Trafford dhe Valverde foli edhe për këtë.

“Kur e shihni atmosferën këtu dhe skuadrën që ata kanë dhe se është Liga e Kampionëve, është shumë e vështirë të fitosh këtu”.

“Ishte një lojë e vështirë dhe e komplikuar, por kemi pasur raste të mira”.

Ernesto Valverde. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Mendohej që Luis Suarez i tha fund periudhës pa gola, por prekja e Luke Shaw, bëri që goli të shihet si autogol.

Trajneri e mori në mbrojtje Suarezin, duke thënë se rëndësi ka ajo që lojtari jep në fushë. /Telegrafi/   

Exit mobile version