Site icon Telegrafi

LEHTËSI

Poezi nga: Jorge Debravo
Përktheu: Maksim Rakipaj

Sot jeta ime s’ka fare peshë:
është erë, më pak se erë, më pak
se një rreze drite.
Sot të gjithë i pëlqej.
Mëri tokësore
s’ka në shpirtin tim.

Gjaku im është një këngë e kuqe e gjallë.
Jam në paqe me prushin e freskinë,
me zërin e ëmbël dhe atë hakmarrës.
Më duket sikur duart s’i kam, sikur
trupi ndër ujëra pafajësie pluskon.
Si erë e lakuriqtë zemra ime lëkundet
e bën ëmbëlsisht të kumbojnë kambanat.

Exit mobile version