Site icon Telegrafi

Legjendari Van Nistelrooy më në fund ka rastin e tij, ai do të drejtojë ish kampionin e Ligës Premier

Futbollisti legjendar holandez Ruud van Nistelrooy më në fund ka gjetur rastin që të udhëheq një ekip nga Liga Premier.

Sulmuesi i famshëm holandez do të marr përsipër Leicesterin dhe është çështje kohe që ai të zyrtarizohet.

Van Nistelrooy do të marrë përsipër një ekip në pozitë të vështirë, ndërsa Leicester ka shkruar Steve Cooper.

Ajo që është interesante është se në një masë të madhe ishte Van Nistelrooy ai që “nënshkroi” dorëheqjen e Cooper.

Domethënë, kur Erik ten Haag u shkarkua nga Manchester United, Van Nistelrooy ishte përkohësisht trajneri i parë në “Old Trafford” dhe e mposhti Leicesterin dy herë në dhjetë ditë.

Pas një serie të keqe rezultatesh, dhelprat vendosën të shkarkojnë Cooper dhe ta zëvendësojnë atë me Van Nistelrooy, shkruajnë disa burime.

 

Pas përfundimit të karrierës së tij si lojtar, holandezi i famshëm iu përkushtua profesionit të trajnerit dhe ishte në PSV Eindhoven.

Van Nistelrooy fitoi Kupën dhe Superkupën e Holandës me PSV-në dhe tani është gati për sfidën e madhe./Telegrafi/

Exit mobile version