Site icon Telegrafi

Ledri Vula flet për raportin me Rina Zaitin: Nuk ka të vërtetë asnjë gjë

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka qenë i ftuar së fundmi në programin e “E diell”.

Ai u ka dhënë fund të gjitha aludimeve, pikëpyetjeve të fansave që kishin rreth jetës dhe karrierës profesionale.

I njëjti u pyet edhe rreth raportit me Rina Zaitin pas disa fotografive të përbashkëta që qarkulluan në rrjete sociale.

Foto: Screenshot/TikTok

“Ka të vërteta në këto fotografi të rrjeteve sociale, po apo jo”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

“Nuk ka të vërteta asnjë gjë. Si për mua, si për palën tjetër, njerëzit me këdo që të shohin direkt gjithçka po bëhet sot”, u shpreh ai.

Lexo po ashtu “Nuk jam as i pari, as i fundit” - Ledri Vula flet sërish për ndarjen nga Sara Hoxha

Tutje theksoi: “Jam i fokusuar shumë në muzikë”.

Ledri ka një kohë që është ndarë nga partnerja e tij, Sara Hoxha, me të cilën ka një vajzë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version