Site icon Telegrafi

Ledioni publikon imazh nga momenti kur i propozoi Sarës

Ledion Liço dhe Sara Hoxha nuk hezitojnë të shprehin publikisht atë që ndjejnë për njëri-tjetrin.

Dyshja janë prej çifteve më të dashura të publikut, sidomos pasi shprehin dashurinë edhe në rrjetet sociale.

Ata ka kohë që janë prindër të lumtur të një djali që e pagëzuan me emrin London Noor. Ata vazhdojnë të shijojnë secilin moment të romancës.

Ledioni në rrjetin social Instagram publikoi një imazh nga dita më e rëndësishme e tij, pikërisht kur ja vendosi unazën në gisht Sarës.

“Dita kur ajo tha ‘po’ dhe më pas hëngrëm ‘churros’ për të festuar”, u shpreh Ledioni në foton e publiukar.

Kurse, Sara u përgjigj me komentin mjaft egoist, duke ngacmuar Ledionin.

“A nuk dukem duke shkëlqyer këtu”, u përgjigj Sara.

Ledioni dhe Sara janë prej çifteve më të dashura të publikut.

/Telegrafi/

Exit mobile version