Pas koleges së tij Luanës, edhe Ledion Liço si duket ka vendosur të hyjë seriozisht në muzikë.
Vetëm pak kohë pasi ka publikuar projektin e tij të parë të titulluar “Yes”, videoklipi i së cilës u komentua shumë, moderatori i njohur shqiptar ka paralajmëruar këngën e tij të re.
“With or without you”, titullohet kënga, e cila do të vijë e realizuar me video, transmeton Telegrafi.
Kënga e realizuar katër vite më parë, është e punuar nga vetë Ledioni, dhe do të publikohet sonte rreth orës 19:00.
Kujtojmë se moderatori së fundmi ishte i angazhuar në reality show “Big Brother Albania”, ku ka marrë kritika të mëdha për udhëheqjen e këtij show. /Telegrafi/