Site icon Telegrafi

Leclerc triumfon në Çmimin e Madh të Monacos në atë që ishte një garë pothuajse tragjike

Charles Leclerc i mbijetoi kaosit në xhiron e hapjes për të shijuar më në fund fitoren në vendlindje, Grand Prix Monaco.

Leclerc kishte pozitën e sigurt në “pole” në Principatë. Pioloti i Ferrarit udhëhoqi të gjithë garën dhe mbajti Oscar Piastrin pas për të fituar për herë në F1 – që nga prilli 2022.

Ndodhi një vonesë prej 40 minutash pasi tri makina u përfshinë në një përplasje në xhiron e parë.

Lexo po ashtu Incident i tmerrshëm në Formula 1 në Monte Carlo, makina e Sergio Perez është shkatërruar plotësisht

Dhe funksionoi në avantazhin e Carlos Sainzit, pasi ai kishte pranuar një goditje në rrethin e parë, por, për shkak të kohës së flamurit të kuq, ai nuk i humbi pozicionet e tij dhe kështu mbeti në vend për të mbajtur Lando Norrisin larg.

George Russell bëri mjaftueshëm për të stopuar Max Verstappen, i cili duhej të kënaqej me vendin e gjashtë pasi filloi atje, dhe ai nga ana e tij mbajti Lewis Hamilton pas.

Top 10 në fund ishin të gjithë në të njëjtat vende ku ishin kur filloi gara. /Telegrafi/

 

Exit mobile version