Site icon Telegrafi

LeBron James shkëlqen, Lakers marrin fitore në udhëtim te New York Knicks

Nën hijen e transferimit tronditës të Luka Donçcicit nga Dallas Mavericks te Los Angeles Lakers, në palestrat e NBA u luajtën disa ndeshje interesante.

Denver Nuggets mposhti Charlotte Hornets 107:104 si mysafirë.

LeBron James shënoi 33 pikë, së bashku me 12 asistime dhe 11 kërcime në ‘Triple-Doublen’ e tij të 10-të të sezonit, dhe Los Angeles Lakers mposhti New York Knicks 128:112 si mysafirë në Madison Square Garden.

Austin Reaves shtoi 27 pikë dhe Rui Hachimura 21 për Lakers.

Josh Hart shënoi 26 pikë, së bashku me 13 kërcime dhe 11 asistime, por seria prej pesë ndeshjesh e fitoreve të Knicks u ndërpre.

Jalen Brunson shtoi 17 pikë dhe Mikal Bridges 16 për skuadrën vendase.

Portland Trail Blazers mposhti Phoenix Suns 127:108 në shtëpi.

Rezultatet:

Charlotte Hornets – Denver Nuggets 104:107

Houston Rockets – Brooklyn Nets 98:110

Minnesota Timberwolves – Washington Wizards 103:105

Oklahoma City Thunder – Sacramento Kings 144:110

New York Knicks – Los Angeles Lakers 112:128

San Antonio Spurs – Miami Heat 103:105

Portland Trail Blazers – Phoenix Suns 127:108

Exit mobile version